Bie nga ballkoni duke folur në telefon
Pëlqej
Një 18-vjeçare nga fshati Dobërdoll me inicialet A.H ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj, teksa ka qenë duke folur në telefon.

Pas ngjarjes, ajo është dërguar në njësinë e urgjencës të Spitalit të Gostivarit, por për shkak të lëndimeve serioze, është dërguar në Klinikat e Shkupit.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 23.00 dhe vajza ka pësuar lëndime serioze, shkruan Radio Vala.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka nisur edhe hetimet për rastin. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori