Ilir Shaqiri flet pas fitores: Ndryshe nga Donaldin, mua më mbështetën njerëzit e kulturuar

Kampioni I Big Brother VIP, Ilir Shaqiri ka reaguar pas daljes nga programi dhe është shrehur se ka mbështetës njërëzit e kulturuar.

Iliri ka shtuar gjithashtu se ish-konkurrenti i tij, Donaldi, ka mbështetës disa fansa të rinj.

“Donaldi ka pasur mbështetës kryesisht të rinj ndërsa nga ana tjetër çfarë kanë qenë familjarë, artistë dhe njerëz të një lloj kulture nuk kishte si të mos preferonin Ilirin. Me Donaldin, përveç javës së fundit që kemi gjetur mirëkuptimin në të folur dhe sjellje sepse koha dhe ambienti krijojnë dhe transformojnë njerëzit në të gjitha dimensionet.

Gjëja që më dha qetësi në natën finale është se ti arrin të vërtetosh atë gjë që ke parashikuar. Rivalitetin me Donaldin e kam parë dhe e kam dashur që në fillim. Gjëja më speciale ishte se ishim shumë të qetë dhe e shijuam atë që ishte bota e surprizave”, tha ai.

Mes të tjerash, ai thumboi Donaldin duke thënë se pas shpalljes së fituesit i ka thënë se “e ndjeva që do të fitoje dhe se e meritove”. Kjo deklaratë vjen pasi Donaldi nuk mori pjesë në xhirimet e Post Big Brother VIP. U përfol se aktori i humorit s’e ka pritur mirë fituesin ose ndoshta ka hedhur dyshime./albeu.com/


Shtuar 22.02.2022 22:18