Inzaghi: Juventus është bërë shumë i fortë me Vlahovic dhe Zakaria

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes Juventus-Inter, tekniku zikaltër Simone Inzaghi ka analizuar forcën e kundërshtarëve.

“Ne e njohim mirë Juventusin. Në janar ata bënë investime të rëndësishme me Vlahovic dhe Zakaria, dy blerje të shkëlqyera që përmirësuan ndjeshëm ekipin. Ata janë bërë të fortë .

Gjithashtu me lojtarë si Dybala, Kean dhe Morata, mbrojtja jonë duhet të bëjë një ndeshje të madhe”, është shprehur Inzaghi./ h.ll/albeu.com


Shtuar 2.04.2022 21:22