Përzgjedhja e bashkëpunëtorëve të drejtësisë, ish-prokurori zbulon prapaskenat: Kap më të dobëtin që ta zbërthesh

Ish-prokurori i Krimeve të Rëndë, Eugen Beci i ftuar në emisionin “Opinion”, foli për të penduarit e drejtësisë që futën në qeli bosët e krimit.

Beci theksoi se në Shqipëri nuk ka një numër të saktë të bashkëpunëtorëve me drejtësinë, por edhe nëse do të kishte nuk mund të bëhet publik. Po ashtu ai tha se emrat e tyre nuk duhet të bëhen publik gjatë procesit gjyqësor.

“Nuk duhet të bëhet publik emri i tij në proces. Legjislacioni shqiptar që ka ndryshuar në vitin 2004 për herë të parë është futur koncepti i bashkëpunëtorëve të drejtësisë. Në Mars të 2004 me krijimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda u fut dhe koncepti i dëshmitarëve të drejtësisë dhe i bashkëpunëtorëve të drejtësisë”, tha Beci.

Por çfarë kërkohet që një person të bashkëpunojë me drejtësinë?

“Ka shumë faza. Në përzgjedhjen që duhet të bëjë prokurori, në grupi e bandës do duhet që të gjejë më të dobëtin që ta zbërthesh. Është çështje psikologjike. Ose duhet të gjesh personin që ka më shumë prova. Je i fundosur, do i bësh presion më shumë. Do i ofrosh shumë më tepër se çfarë i ofron organizata kriminale”, tha Beci. /albeu.com