BFI, thirrje Thaçit për të kërkuar falje publike për shpifjet ndaj këtij institucioni
Bashkësia Fetare Islame përmes një njoftimi për shtyp, kërkon nga kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi që të kërkojë falje publike për shpifje ndaj këtij institucioni dhe Reisit Sulejman Rexhepit.

Më poshtë, reagimi i plotë i BFI-së:

Gjatë fushatës zgjedhore, në media fillimisht, me 26.11.2016">2016,në një intervistë në TV Dukagjini, deklaruat, po citojmë:

“… Kryebandit i ligës së parë, është Kryetari i Bashkësisë IslameMaqedoni…”

Më vonë, me 7.12.2016">2016, në emisionin “Click” të TV 21,deklaruat, po citojmë:

“ Keqpërdorimi i fesë, momentalisht po bëhet nga Ali Ahmeti dhe lideri i Bashkësisë IslameMaqedoni që është kockë e lëkurë i kriminalizuar dhe që manipulon me miliona financa të cilat nuk ju nënshtrohen ligjeve pozitive të funksionimit të sistemit”(citat i mbyllur).

Me që në këto deklarata ju thatë Të PAVËRTETA DHE SHPIFJE me qëllim të dëmtimit të nderit dhe autoritetit të organeve dhe trupit të Bashkësisë Fetare IslameMaqedoni si edhe të institucionit në tërësi, ndërkohë që jeni të vetëdijshëm se po deklaroni gjëra Të PAVËRTETA , po ua drejtojmë këtë kërkesë që ju të kërkoni falje dhe tërheqje të këtyre deklaratave të juaja të pavërteta.

Në përputhje me nenin 13 të Ligjit për përgjegjësi qytetare për ofendim dhe shpifje, JU FTOJMË, në afat prej 48 orësh pas pranimit të kësaj KëRKESE të kërkoni falje dhe PUBLIKISHT të tërhiqni deklaratat e lartpërmendura të dhëna në media me 26.11.2016">2016 dhe 7.12.2016">2016. Në të kundërtën, kundër JUVE do të ndërmerren masa ligjore për ofendimet e deklaruara.” /albeu.com/
Shtuar më 09/12/2016, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori