BFI shkarkon Sekretarin e Përgjithshëm dhe Myftiun e Shkupit
Myftiu i Shkupit, Ibrahim Shabani
Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame, njofton se sot mbajti mbledhjen e rregullt duke miratuar disa vendime.

Theks i veçantë u vendos në pikën e katërt të rendit të ditës, për të cilën, duke u bazuar në Kushtetutën e Bashkësisë Fetare Islame u sollën këto vendime:

1. Rijaseti, edhe një herë në mënyrë unanime rikonfirmoi votëbesimin për legjitimitetin e Reisul Ulemasë, me çrast u dëshmua se asnjëherë nuk e ka patur të kontestuar legjitimitetin për ta udhëhequr Bashkësinë Fetare Islame.

2. Gjithashtu Rijaseti në mënyrë unanime rikonfirmoi votëbesimin e të gjithë funksionerëve të Organeve të BFI, Institucioneve Edukativo-Arsimore dhe shoqatave që veprojnë në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame.

3. Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, në bazë të nenit 43 të Kushtetutës së Bashkësisë Fetare Islame, ia tërheq Muraselen Muftiut të Shkupit Ibrahim ef. Shabani dhe i njejti transferohet me detyrë të re, Profesor në Medresenë Isa Beu – Shkup. Poashtu ky vendim përkrahet në mënyrë unanime nga Rijaseti i BFI dhe i njejti hyn në fuqi që nga dita e sodit 30.04.2015.

4. Në bazë të nenit 30 të Kushtetutës së Bashkësisë Fetare Islame, Organi i Muftinisë së Shkupit obligohet që në afat prej 30 ditësh duke filluar nga dita e sodit, të propozojë kandidatë të mundshëm për Mufti të ri të Muftinisë së Shkupit.

5. Në bazë të nenit 43 të Kushtetutës së Bashkësisë Fetare Islame, z. Afrim Tahiri shkarkohet nga detyra Sekretar i Përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame dhe i njejti transferohet në vendin tij të mëparshëm të punës, Sekretar i Shoqatës “Ilmije”.

6. Në bazë të nenit 43 të Kushtetutës së Bashkësisë Fetare Islame, Sekretari i Muftinisë së Shkupit, z. Skender Buzaku, shkarkohet nga detyra Sekretar i Muftinisë së Shkupit dhe i njejti transferohet si edukator në Medresenë Isa Beu.
Shtuar më 30/04/2015, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori