Manchester United gati ofertën për yllin e Lazios

Manchester United thuhet se është i gatshëm për të nënshkruar me Sergej Milinkovic-Savic për shumën e  67 milionë paund. Por ata mund të marrin një goditje të madhe sepse mesfushori i Lazios do të preferonte të bashkohej me Real Madridin.

Sipas ‘Il Messaggero’, skuadra e Serie A e di se duhet të shesë këtë verë në mënyrë që të sjellë lojtarë të rinj.

Dhe mesfushori i tyre mund të përdoret për të mbledhur fonde pasi tifozët u paralajmëruan ta shijojnë atë ndërsa ai është ende në Stadio Olimpico.

Milinkovic-Savic, 26 vjeç, ka qenë një objektiv afatgjatë për shumë klube në mbarë Evropën me Unitedin veçanërisht të interesuar për shumë vite.

Ai iu bashkua Lazios nga Genk në vitin 2015 dhe ka shënuar 54 gola në 270 paraqitje për klubin.

Këtë sezon, ai ka qenë në formë veçanërisht të fortë me shtatë gola dhe tetë asistime në 21 ndeshje në Serie A.

Kjo ka bërë që trajneri Maurizio Sarri ta përshkruajë asin serb si një nga ‘lojtarët më të mirë me të cilët ka punuar’./ h.ll/albeu.com


Shtuar 18.01.2022 16:32