BFI: Nuk vlen as "plani B"
Në Bashkësinë Fetare Islame edhe më tej po vazhdon situate e nderë. Dy-tre “puçistë” kanë uzurpuar zyrat, nja 10-15 nëpunës e funksionarë të BFI-së më se dhjetë ditë po i mbrojnë zyrat, legjitimitetin dhe nderin e institucionit, ndërsa tërë godina e BFI-së është në “shtetrrethim” nga njerëz të panjohur. Natyrisht, brenda ka edhe policë në rolin e ruajtjes së qetësisë dhe shmangies të çfarëdo incidenti fizik eventual.

Deri në këto çaste, qoftë vendimet gjyqësore, qoftë “këshillat” e përmbaruesve “puçistët” nuk i marrin për akte serioze ligjore që urdhërojnë lëshimin e menjëhershëm të zyrave të BFI-së.

Që nga dita e djeshme në horizont po vërehet “flamuri i bardhë” i ngritur nga “puçistët”! Tashmë po e ndjejnë gabimin trashanik dhe fajësinë e pashlyeshme. Kërkojnë derman! Kanë nisur të dërgojnë “shkues” nëpër funksionarë të ndryshëm të BFI-së ta lusin Reisul Ulemanë që të ulet dhe të bisedojë me ta, qoftë edhe për pranim të fajësisë së tyre!

Natyrisht, as ky “plan B” i tyre nuk do të kalojë, sepse qëllimi i tyre i ulët është fare i lexueshëm, dhe tepër naiv. Nuk mund që dy-tre individë të bëhen palë, sepse nuk janë kurrfarë faktori. Asnjë institucion në botë nuk pranon që të ulet e të merret vesh me “grupet delikuente”. Atyre “ju dilet në ndihmë” duke i future nëpër entet përkatëse ndëshkimore e përmirësuese. Kaq mund të bëjnë institucionet për individë e grupe të tilla.

BFI përgjatë historikut të vet ka kultivuar marrëdhënie të shkëlqyeshme me njerëz, me xhemate dhe me të gjithë faktorët që kanë qenë të ndershëm e të përkushtuar në zhvillimin dhe avancimin e jetës fetare. Çdo herë ka qenë e pathyeshme përballë përpjekjeve dashakeqe nga cilado anë që kanë ardhur. Natyrisht, nuk ka pranuar kurrë, kurrfarë kompromisi, sepse, të pranosh kompromise që shkojnë në dëm të BFI-së dhe të vetë jetës fetare islame në vend, është barazi me tradhti, është barazi me armiqësim me islamin!
Të negociosh me dikë i cili që në start është shkatërrues, me të gjitha nishanet e armikut të denjë të unitetit islam, është pajtim për ta rehabilituar dhe për t’ia pasur në konsideratë “aktivitetetet” destruktive. Të gjitha ngjarjet okupuese në histori kanë përfunduar me çlirim! Asnjë qenie në botë nuk ka nënshkruar marrëveshje me ndonjë okupatorë për nënshtrim! Okupatori dëbohet, kurrë nuk pranohet për palë. Prandaj, nuk do t’ju shkojë ndoresh as këtyre 3-4 vetëve “puçistë” që të amnistohen dhe të futen në atë përqafim kaq të madh dhe grandioz të paparë ndonjëherë të Unitetit të muslimanëve tanë karshi atakut që po e përjeton BFI.

Të gjithë organet, të gjithë xhematet, të gjitha entet, të gjithë intelektualët, mbarë popullata jonë brenda dhe jashtë, si asnjëherë më parë po e demonstrojnë unitetin e tyre dhe përkrahjen e Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepi, në krye të BFI-së.

Kjo ngjarje shumë shpejt do të pastrohet, pa dyshim. Çdo gjë do të vihet në vend të vet. Po vendi i “puçistëve” ku do të jetë? (Sektori për informim i BFI). /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2015, ora 16:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori