BFI: Busti i Qosetos acarron marrëdhëniet etnike
Pëlqej
Bashkësia Islame ka reaguar kundër vendosjes së bustit të terroristit Andon Qosteo mbi truallin e Xhamisë Jelen Kapan në Shkup.

BFI-ja shpjegon se buste të tilla si ai i Qosetos, i cili ka vrare persona te etnise jomaqedonase ia mbyllin rrugën bashkëjetesës dhe nxisin konflikte etnike të padëshiruara.

“Me vendosjen e këtij vrasësi në emër të një ideologjie, që sot po na udhëheq, edhe një herë dëshmon qartë se ky shtet i ka thënë moti lamtumirë bashkëjetesës dhe po mundohet me mish e me shpirt të nis një luftë etniko- fetare ku të dyja palët do të numërojnë vetëm viktima, por jo edhe bereqet”, thuhet në reagimin e BFI-së.

Bashkësia Islame më tej thekson se ka kohë që po e kërkon truallin e uzurpuar të Xhamisë së Jelen Kapan, por se autoritetet nuk ia kanë dorëzuar.

“Ne si BFI kemi kërkuar që nga viti 2001 që të na kthehet kjo pronë e shenjtë. Dhe për 14 vite po na sorollatin dyerve të institucioneve se kjo pronë nuk mund të kthehet sepse tanimë aty është ndërtuar Gjykata Themelore e Shkupit dhe se ajo është e mirë e përgjithshme”, thonë nga BFI-ja, transmeton Alsat-M.

Bashkësia Islame në Republikën e Maqedonisë thotë më tej se edhe vendi i Burmali Xhamisë tashmë po shndërrohet në hotel luksoz dhe se do të bëjë çështë e mundur për ti mbrojtur këto toka të uzurpuara. /dionis xhafa albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori