Bexheti: Tetova është dhe do të jetë e tetovarëve
Sadi Bexheti ditën e sotme u është drejtuar tetovarëve me tone deri diku nostalgjike por edhe lutëse, pasi u kërkon atyre edhe një herë mbështetje në raundin e dytë të zgjedhjeve të 7 prillit.

"Prandaj, sot, kam nderin t’ju drejtohem edhe njëherë me vullnetin më të mirë që të bashkohemi sa më shumë për programin tonë të zhvillimit dhe për të triumfuar mbi politikat që e harruan Tetovën plot katër vjet.
Unë jam i sigurt që vota juaj e lirë do ta ndëshkojë këtë politikë.

Për të realizuar vazhdimësinë e punëve të mira unë kërkoj përsëri mbështetjen tuaj, me besimin e patundur se atë do ta fitojë.

Tetova është dhe do të jetë e tetovarëve.
Ne së bashku do të festojmë fitoren me 7 prill.
Na priftë e mbara në ditën e zgjedhjeve", u thote Bexheti tetovareve. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2013, ora 15:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori