Zjarr në një banesë në Gjirokastër

Foto ilustruese

Një zjarr ka rënë në një banesë në Gjirokastër. Nga flakët ka pasur vetëm dëme materiale dhe mësohet se banesa e shkrumbuar është në pronësi të një shtetasi që jeton në Greqi.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 09:45, jemi njoftuar se në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. H., i cili jeton në Greqi.

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.