Bexheti pjesëmarrës në një gjyq të improvizuar në USHT
Mbështetja dhe stimulimi i studentëve dhe profesorëve është pjesë e projektit për të ngritur më tej cilësinë e studentëve, ka thënë Ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti në seancën që u organizua në Fakultetin Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës.

"Duam t'i mbështesim dhe stimulojmë studentët dhe profesorët e USHT-së në zbatimin e këtij projekti si pjesë praktike që është shumë i rëndësishëm për ngritjen e cilësisë së studentëve. Ata studentë që do të përcaktohet të bëhen gjyqtarë dhe prokurorë, por edhe anëtarë të institucioneve tjera nga sistemi gjyqësor, në këtë mënyrë mund të shohin në praktikë se si zhvillohet një proces gjyqësor", deklaroi Bexheti.

Përveç pjesës praktike, siç theksoi, nevojitet që studentët nga të gjitha fakultetet juridike nga universitetet në Maqedoni të jenë në rrjedhë me reformat që aplikohen në jurisprudencë.

Ndërsa dekani i Fakultetit Juridik të USHT-së, Mersim Maksuti, seanca gjyqësore duhet ta “zbrazë” teorinë që studentët e kanë fituar gjatë ligjërimit në praktikë, sepse në këtë rast ata do të jenë gjykatës, trup gjykues dhe prokurorë. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2013, ora 18:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori