Bexheti: Nuk mjafton tërheqja, duhet enciklopedi e re
Pasojat e Enciklopedisë Maqedonase, mbushur me të pavërtetat për shqiptarët, nuk mund të eliminohen me tërheqjen e saj nga Biblioteka Qendrore e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.

Kështu është shprehur anëtari i Akademisë së Shkencave, Abdylmenaf Bexheti, sipas të cilit, tërheqja e enciklopedisë është një akt moral i pranimit të fajit, por jo dhe zgjidhje për pasojat e bëra, shkruan Zhurnal.

Sipas akademikut, gabimet në Enciklopedinë e parë mund të përmirësohen, vetëm nëse ASHAM vendosë të ribotojë atë, ose të publikojë edicionin e dytë.

“Duhet të botohet dhe ribotohet një Enciklopedi e cila do të pasqyrojë më realisht shoqërinë e Maqedonisë, do ta pasqyrojë në prizmin e vet shkencor dhe jo në prizmin e perceptimeve apo politikave ditore. Ky do të jetë objektivi jonë dhe nëse arrijmë që të bëjmë një botim të dytë apo një ribotim të plotë të Enciklopedisë, mbi baza të argumenteve dhe faktografisë dhe metodologjisë shkencore, mund të pritet se efektet do të neutralizohen”, ka deklaruar Bexheti./albeu.com/
Shtuar më 24/04/2013, ora 19:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori