Bexheti mbajti fjalim në këshillimin profesional të noterëve
Ministri i Drejtësisë edhe më tej do ta mbështetet zhvillimin e noteriatit në funksionin e arritjes së efikasitet edhe më të madh në realizimin e së drejtës, lirive dhe interesave të qytetarëve në qarkullimin juridik, theksoi ministri i drejtësisë Blerim Bexheti sot në fjalimin e tij në këshillimin profesional të Odës së noterëve të Republikës së Maqedonisë i cili mbahet në Ohër.

"Duke filluar nga angazhimi i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë për integrim të plotë në strukturat evropiane jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e madhe dhe rolin e noteriatit si segment i cili ka rëndësi të madhe shoqërore dhe funksion elementar në ndërtimin e shtetit ligjor" theksoi ministri.

Për këtë qëllim, siç shtoi, Ministri i Drejtësisë kujdes të madh i kushton avancimit të shërbimit për noter, posaçërisht gjatë përgatitjes së ligjeve ku tentohet që gjykatave tu hiqen lëndët jashtëgjyqësore, shkruan Zhurnal.

"Në këtë drejtim ishte edhe miratimi i Ligjit për procedurë jokontestimore me të cilin iu mundësua noterëve të veprojnë si të besuar të gjykatës në lidhje me lëndë trashëgimore, ndërsa me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për përmbarim sjelljen e vendimit në bazë të dokumenteve të besueshme u transferua në kompetencë të noterëve" tha Bexheti.

Sipas kësaj, posaçërisht e rëndësishme është që në këshillimin do të hapet tema për përgjegjësi profesionale për dëmet e noterëve. /albeu.com/

Shtuar më 21/04/2013, ora 10:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori