Bexheti: Ekonomia në Maqedoni ka falimentuar
Profesori universitar Abdylmenaf Bexhet në një intervistë të fundit ka deklaruar se Maqedonia teknikisht ende nuk ka falimentuar, por ekonomikisht po.

Teknikisht ende po mbahet, po bëhen disa kombinime në disa fusha që të mbijetohet. Tani për tani po ka sukses, në këtë drejtim. Se a do të vijë deri të falimentimi i tërësishëm, kuptohet, varet nga rrethanat në periudhën e ardhshme” ka deklaruar Bexheti, transmeton Portalb .

Ai thekson se problemet kryesore në Maqedoni janë investimet kapitale.

“Pesë vitet e fundit borxhi publik është dyfishuar: vitin 2010 ishte 2,3 miliardë euro, ndërkaq tani është 4,3 euro, që është katastrofale”, ka shtuar më tej Bexheti./Albeu.com/
Shtuar më 05/06/2016, ora 14:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori