Bexheti: Do shqyrtojmë vërejtjet e gazetarëve
Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti ka deklaruar sot se do të shqyrtohen vërejtjet e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikatës së Gazetarëve për nenin 23 nga Propozim-ligji për Përgjegjësi Qytetare për Fyerjen dhe Shpifjen, njofton Zhurnal.

Sipas të këtij neni, gjykata do të ketë mundësi të ndalojë përkohësisht storjen gazetareske derisa nuk përfundon procesi gjyqësor në rast se gjykata vlerëson se ka elemente të shpifjes.

"Ne për këtë problematikë të rëndësishme punuam së bashku me SHGM-në dhe që është më me rëndësi Këshilli i Evropës angazhoi ekspert dhe dy herë e çuam ligjin deri te ai ekspert. Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria çdoherë është e hapur për nisma të reja. E dëgjuam edhe atë nismë edhe si të tjerat deri tani do të analizohen", ka theksuar Bexheti.
Për atë nëse mund të fshihet ky nen, Bexheti thotë se "në aspektin formal çdoherë ka mënyra për atë, porse do të duhet të analizohet mirë nëse do të arrihet qëllimi me këtë".
"Në këtë situatë kur Maqedonia është në radhën e shteteve më liberale në qasjen të cilin e ofron ligji, konsideroj se nuk duhet të shpejtohemi, por seriozisht t'i ri-analizojmë të gjitha mendimet dhe qëndrimet", ka theksuar ministri i drejtësisë, Blerim Bexheti. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2012, ora 15:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori