Pa të brendshme nga dhoma e hotelit, Rita Ora nuk i lë vend imagjinatës (FOTO LAJM)

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka “çmendur” rrjetin me pozat në “Instagram”. Artistja shqiptare nuk i ka lënë vend imagjinatës teksa ka postuar disa fotografi ku shfaqet shumë “hot” me rrobdeshambër.

Rita shfaqet pa reçipeta, duke treguar më shumë seç duhet. Ajo zbuloi pjesërisht gjoksin e saj dhe muskujt e tonifikuar të barkut, teksa përgatitej për “The Voice Australia”.

“Faleminderit të gjithëve për të gjithë dashurinë. Jam shumë e lumtur që të gjithë po e pëlqeni ‘The Voice Australia’, ka shumë talente, të cilat mezi pres që t’i shihni”, shkroi këngëtarja krahas imazhit.

Në fotot në fjalë, Ora shfaqet me flokët kaçurrela dhe me make-up profesional që i thekson shumë sytë.


Shtuar 10.08.2021 10:42