Beteja për komunat e kryeqytetit të Maqedonisë, dalin statistikat e para
Televizioni Telma ka publikuar anketën për komunat e Shkupit, pjesë e Bashkisë së Shkupit. Statistikat janë nga anketa e parë e këtij televizioni për zgjedhjet lokale që mbahen më 15 tetor.

Sipas kësaj ankete, kandidati i LSDM-së në Komunën Qendër Sasha Bogdanovic është në epërsi ndaj kandidatit të VMRO-DPMNE-së, Dejan Jovanovski.

Komunën Karposh, është duke udhëhequr kandidati i LSDM-së, Stefan Bogoev duhet të dalë para Stevçe Jakimovskit nga OQM, koalicion me OBRM-PDUKM-në.

Komunën Gjorçe Petrov, Aleksandar Naumovski nga LSDM-ja është në epërsi ndaj Vllado Misajllovski nga VMRO-DPMNE-ja.

Komunën Aerodrom, Zllatko Marin është në epërsi të ngushtë ndaj kandidatit të VMRO-së, Ivica Konevski.

Komunën Kisella Voda udhëheq Johan Tarçullovski nga VMRO-DPMNE ndaj Filip Temellkovskit nga LSDM.


Shtuar më 09/10/2017, ora 23:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori