Po trafikonte lëndë narkotike, arrestohet shqiptari në kufirin serbo-hungarez

Një shqiptar është arrestuar në kufirin serbo-hungarez, pasi ka tentuar të kalojë mbi 10 kilogramë lëndë narkotike.

Siç raportojnë mediet e huaja shqiptari i arrestuar ishte nisur të trafikonte drogën nga Shqipëria në drejtim të Francës.

Si rrjedhojë shqiptari do të gjykohet për veprën penale të trafikimit të narkotikëve./albeu.com/