Artan Hoxha zbulon detajet: Lefter Alla po konsumonte kokainë, ja provat

Ditën e sotme në media ka qarkulluar me shpejtësi pamjet e kryebashkiakut të Bulqizës i cili konsumon drogë në një lokal.

Mbrëmjen e sotme i ftuar në “Opinion” është gazetari Artan Hoxha, personi i cili bëri për herë të parë publik këtë video.

Gjatë emisionit, Hoxha është ngacmuar nga panelistet duke vënë në pikëpyetje nëse personi i filmuar është Lefter Alla.

Artan Hoxha ka deklaruar me bindje se është kryebashkiaku socialist i Bulqizës, duke shtuar se videoja është më e gjatë dhe se e ai e ka verifikuar personalisht se kush është personi që po konsumon kokainë.

“Videoja është e gjatë, është filmuar mbi kamerat e sigurisë e lokalit të personit në fjalë…”

“Prej 4 muaj e kam patur këtë video. Video është xhiruar pasi ka marrë mandatin. Nga momenti i parë që kam rënë në dijeni, kam qenë duke u marrë me diçka tjetër në Bulqizë.

Me botën e krimit në mineralin e kromit. Duke bërë këto kontakte, rastësisht rashë në këtë video”, -tregoi Artan Hoxha në emisionin Opinion./albeu.com/


Shtuar 22.01.2020 21:18