Besimtarët myslimanë të Maqedonisë bëhen gati për "Haxh"
Pëlqej
Edhe për këtë vit, besimtarët myslimanë në Maqedoni kanë shprehur interes, për një nga kushtet e islamit, vizita e "Haxhit".

Për këtë rast, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Afrim Tahiri njoftoi lidhur me përgatitjet që po bëhen për "haxhin".

“Në dallim me vitin e kaluar kemi më shumë besimtarë të interesuar për “Haxh”. Nga diaspora, në pjesën e Evropës nëpërmjet komunitetit të lidhjes Islame kemi mbi 150 qendra. Këtë vit deri tani janë 1350 persona për Haxh, ku 700 prej tyre nga vendi për në Stamboll do të shkojnë me autobusë, ndërsa nga Stambolli deri në Aman me linja ajrore dhe pastaj do të hyjnë në tokat e Arabisë Saudite. Pjesa tjetër shkojnë me linja të rregullta Turkish Airlines nga Stambolli deri tek vendet e shenjta të Arabisë Saudite. Tani më ne jemi duke pagatitur disa dokumente, do të fillojmë edhe me vaksinimin e personave që shkojnë për Haxh, kështu që të gjitha përgatitjet janë gati duke u përfunduar. Po ashtu, u japim një trajnim të shkurtër rreth obligimeve të Haxhit, ekipi i imamëve dhe ekipi mjekësor që do ti shoqërojë janë gati, dhe shpresoj si çdo vit tjetër edhe këtë vit kandidatët për hanxhinj do të ngelin të kënaqur nga organizimi ynë” , tha Tahiri për AA.

Bashkësia Islame Fetare ka menduar edhe udhëtimet dy-alternativësh, njëra me pagesë të kombinuar që kushton 2.400 euro dhe tjetra është përmes linjës ajore dhe kushton 3.200 euro. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori