Besimi: Zgjidhja e emrit do të ç'bllokojë integrimin e Maqedonisë
Ministri i Integrimeve Evropiane, Fatmir Besimi është shprehur se Maqedonia duhet të zgjidhë çështjen e emrit me Greqinë, me qëllim që më tej të integrohet.

“Fillimisht mendoj se duhet të ketë përfshirje edhe të bashkësisë ndërkombëtare, angazhim më të madh në pjesën e lehtësimit të procesit dhe këtu do t’i numëroja si KB-¬në, NATO¬-n dhe BE-¬në dhe vendet anëtare të këtyre institucioneve para së gjithash SHBA-¬në, Gjermaninë, Francën, Britaninë e Madhe dhe të tjerë që mund të ndihmojnë, por kryesisht janë këto vende. Aspekti i dytë që pritet është të ngritet niveli i negociuesve, gjegjësisht nga ambasadorët e deleguar të ketë negociata edhe në nivel të ministrave ose kryeministrave të cilët do të ishin në nivel të vendosjes në faza të caktuara nga negociatat me atë që për opsionin përfundimtar do të vijonte edhe proces të cilin qytetarët do ta kuptojnë si transparent, që të vihet deri në një zgjidhje që është e pranueshme për të dyja palët”, tha Besimi në një intervistë për MIA.

Fatmir Besimi mendon se zgjidhja e emrit të Maqedonisë do të ishte mirë për vendin, por edhe për stabilitetin e rajonit./albeu.com/
Shtuar më 02/01/2015, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori