Besimi takohet me Hahnin në Bruksel: Ti përmbahemi rekomandimeve të KE-së
Zv/kryeministri i Maqedonisë Fatmir Besimi, u takua sot në Bruksel me komisionerin per zgjerim Johannes Hahn, i cili ka porositur se për Maqedoninë është e rëndësishme që ti mirëmbahet rekomandimeve që në progres-raportin e fundit ia dha Komisioni Evropian.

"Qëllimi i takimit të sotëm me Hahnin ishte që të informohemi si iu qasëm menjëherë pas raportit dhe se çka ndërkohë është bërë. Ajo për çka u fol ishin rekomandimet në raport, gjegjësisht ajo që pritet nga Republika e Maqedonisë, ndërsa ato janë gjëra shumë qartë të vendosura nga ana e eurokomisarit. Bëhet fjalë për implementimin e marrëveshjes politike dhe obligimet që janë ndërmarrë me këtë marrëveshje, përmes qasjes konstruktive nga ana e të gjitha partive politike, posaçërisht lidhur me funksionimin e institucioneve ku ka përfaqësues të më shumë partive politike", tha Besimi për MIA-n.

Aspekti i dytë i bisedës me Hanin, sipas eurointegristit të parë të Maqedonisë, kanë qenë prioritetet urgjente reformuese që priten nga Maqedonia t’i bëjë, që gjithashtu qëndron në raportin e KE-së për vendin tonë. Të dy bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për krizën e refugjatëve.

"Këtu pritet qasje e hapur nga ana e Republikës së Maqedonisë dhe koordinim i përforcuar lidhur me mbështetjen dhe planin e Bashkimit Evropian përkundër konkluzioneve që janë miratuar në konferencën e fundit rajonale në Bruksel kushtuar Ballkanit Perëndimor për krizën e refugjatëve", shtoi ai.

Temë e katërt e bisedës së sotme me komisionerin, sipas zëvendëskryeministrit të Maqedonisë, ka qenë rekomandimet lidhur me Këshillin e Bashkimit Evropian, ndërsa para Samitit të dhjetorit të Këshillit të Evropës, që janë në fazë të përgatitjes nga ana e vendeve-anëtare të Unionit.

"Duket se çka mund të nxirret, me qëllim që të ketë në Këshillin e BE-së konkluzionet që do të japin mundësi më të hapur për atë në të ardhmen se si të ketë progres më të mirë lidhur me integrimet evropiane të Maqedonisë. Tema e pestë e bisedës me Hanin ishte bashkëpunimi nga tani e deri në zgjedhjet në Maqedoni lidhur me Komisionin Evropian, ndërsa lidhur me prioritetet reformuese në Komisariatin për çështje evropiane dhe institucioneve tjera të Maqedonisë për prioritete reformuese", tha Besimi.

Me qëllim vlerësimin e gjendjes në Maqedoni dhe përkushtueshmërne me temat e lartëpërmendura në periudhën e ardhshme Hahn do të dërgojë ekip të ekspertëve në vendin tonë. /albeu.com/
Shtuar më 25/11/2015, ora 15:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori