Besimi reagon ndaj deklaratave të Milloshoskit
Zëvedëskryeministri i Maqedonisë Fatmir Besimi ka reaguar ndaj deklaratave të ish Ministrit për Punë të Jashtme Antonio Milloshoski, i cili ka thënë se përgjegjësia mbetet tek Besimi për dështimin eventual të institucioneve pasi ai “ai është bartësi kryesor i procesit të integrimit”.

Ndërsa Besimi përmes profilit të tij në Facebook ka thënë se askush nuk duhet të sillet në mënyrë pasive, emotive apo ditore politike sepse ato paraqesin prioritet strategjik i të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”.

"Procesi i antarësimit të Republikës së Maqedonisë në organizatat Euro-Atlantike është proces strategjik në interes të vendit i cili ka përkrahjen e shumicës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Ne, të gjithë bashkarisht si shoqëri duhet të krijojmë vullnet dhe të bëjmë përpjekje që ta integrojmë vendin tonë plotësisht në BE dhe NATO. Ne jemi të detyruar që të shfaqim progres në të gjitha sferat e rëndësishme për këtë proces, dhe për këtë institucionet dhe partitë, pa marrë parasysh a janë ato qeveritare apo opozitë, duhet të mbajmë përgjegjësi dhe pronësi ndaj procesit dhe reformave të nevojshme.

Në këtë kontekst, çështja e emrit është jashtëzakonisht e rëndësishme, dhe për këtë duhet të tregojmë angazhim dhe progres. Detyrimi ynë është që në mënyrë paralele, dhe me angazhim të punojmë edhe në reformat e tjera të nevojshme dhe t’i implementojmë sa më shpejt dhe sa më mirë, që perriudhën e aderimit ta shkurtojmë sa më shumë.

Në fund, pas këtyre çështjeve nuk duhet t’ia lejojmë vetes të sillemi në mënyrë pasive, emotive, apo ditore politike, sepse ato paraqesin prioritet strategjik i të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë"- shkruan Besimi në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 27/06/2013, ora 15:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori