Besimi: Marrëveshja e Ohrit, prioriteti ynë
Pëlqej
Zëvendëskryeministri Fatmir Besimi është shprehur se qeveria po punon për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Ai tha se qeveria është e përkushtuar në kapërcimin e të gjitha vështirësive në këtë rrugë, me qëllim që të gjitha etnitë të përfaqësohen ashtu siç edhe e meritojnë.

“Ajo që pritet edhe në këtë raport të progresit është të kalohet në një analizë kualitative të zbatimit të MO-së e cila do të shërbejë si një bazë për politikat në dekadën e dytë të implementim të MO-së. Kjo është me rëndësi edhe për ndërtimin e një demokracie funksionale dhe ekonomie të tregut funksional gjithsesi se stabiliteti politik i vendit është jashtëzakonisht i rëndësishëm ashtu siç janë të rëndësishme investimet dhe krijimi i vendeve të punës dhe stabiliteti i institucioneve të vendit”, tha Besimi.

Numri një i integrimeve ka theksuar se Maqedonia është e vendosur të përmbushë të gjitha reformat e vëna nga Bashkimi Evropian. /albeu.com/

Shtuar më 12/08/2014, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori