Miqtë e Bebe Rexhës e “djegin” me valle: T’i tregojmë botës për muzikën shqiptare (VIDEO)

Bebe Rexha është padyshim një ndër këngëtaret shqiptare më të suksesshme me famë botërore. Pavarësisht se është rritur në Shtetet e Bashkuara dhe ka ndërtuar një karrierë të suksesshme, ajo nuk ka nguruar asnjëherë të tregojë se nga vjen. Të njëjtën gjë ka bërë dhe së fundmi, me një postim në Instagram

Këngëtarja ka ndarë një video ku shihen miqtë e saj të ngushtë duke i mësuar se si të kërcejnë valle shqipe. “Më lëshoni pak muzikë shqipe, le t’i tregojmë botës muzikën shqiptare”, thotë Bebe para se të kërcejnë. Ata shihen në ambientet e një shtëpie ndërsa këngëtarja shqiptare i ka filmuar duke kërcyer.