Dy të intubuar në gjendje të rëndë, si është situata te Infektivi

Ditën e sotme 82 rezultuan pozitivë me COVID-19 në vend ndërsa tre paceintë humbën jetën.

Por si qëndron raporti në infektiv? MSH njofton se ka paciente ne terapi intensive dhe dy te intubuar ne gjendje te rende per jeten.

Ministria e Shendetesise ka njoftuar sot se “vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë”.

Perballe kesaj situate, Rovena Daja nga ISHP, apeloi sot sot per shtim te kujdesit nga ana e cdo qytetari.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet çdo qytetari, të tregojë kujdes të shtuar në çdo ambient, në ambientet e punës apo ku ofrohen shërbime, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangien e kontakteve dhe apelon për vendosjen e maskës, kur nuk është e mundur të ruhet distanca”- apeloi ajo.


Shtuar 2.07.2020 09:11