Besim Hoda: BDI po pi gjakun e atyre që luftuan për liri
Pëlqej
Kryetari i OVL-UÇK-së, Besim Hoda është shprehur se BDI sot në pushtet po pi gjakun e atyre ushtarëve të UÇK-së që dhanë jetën dhe gjakun për liri dhe të drejta.

“I bie qe lufta e 2001-ishit është bërë vetëm për disa deputetë të cilët thirrin në emër të çështjes kombëtare”, – tha Hoda në një intervistë për Tv Globi të Gostivarit.

Sipas tij, BDI sot thërret në emër të luftës që e kryen disa të tjerë, që sot janë të papunë dhe të diskriminuar në shoqëri, madje disa syresh ndodhen edhe në burgje.

Ai ka reaguar fort edhe për mungesën e statusit për veteranët e UÇK-së, duke thënë se ky është turpi i madh për BDI-në dhe Ali Ahmetin.

Besim Hoda ka shtuar se familjarë të dëshmorëve dhe invalidë të luftës të UÇK-së kërkojnë që urgjentisht të shtrohet si çështje prioritare zgjidhja e statusit të tyre./albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori