Besa kërkon ndërhyrje të bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhjen e ngërçit të ri të krijuar nga Ivanov
Lëvizja Besa përmes një komunikate të dërguar mediat ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të presidentit Ivanov, i cili vendosi të mos e ndajë mandatin për formimin e qeverisë së re.

Lëvizja Besa thotë se ky është moment është shqetësues dhe se Ivanov është shkelësi më i madh i Kushtetutës.

“Ky është një moment shqetësues për vendin. Në të vërtetë, Ivanov është shkelësi më i madh i Kushtetutës, qoftë kur ia dha mandatin padrejtësisht kryetarit të VMRO-DPMNE-së ose kur nuk ia dha kryetarit të LSDM-së. E kur kihet parasysh se ai përfaqëson institucionin më të lartë të vendit, ndërsa në emër të këtij institucioni ai gati sa nuk bëri thirrje për linçim të shqiptarëve të Maqedonisë, vetëm për arsyen e vetme se shqiptarët paskan nënshkruar një Deklaratë të Përbashkët të Partive Shqiptare, kjo është alarmante. Prandaj i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, që ta kenë parasysh se vendimi i sotëm është rrezik potencial për komunitetin shqiptar në Maqedoni, andaj i ftojmë ato që të ndërhyjnë në rikthimin e shtetit të së drejtës, për të garantuar paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe për ta vendosur shtetin në binarët e integrimit euro-atlantik”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes Besa.

Shtuar më 01/03/2017, ora 19:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori