Heroi 28-vjeçar, kush është polici shqiptar i ndërhyrjeve speciale “SEPTA” që i shpëtoi jetën kolegut të tij

Ervis Onuzi, polici i ndërhyrjeve speciale “SEPTA”, me origjinë shqiptare, është bërë kryefjala Philadelphias. Ai është konsideruar gjerësisht si hero nga komuniteti i Frankfordit, pasi i shpëtoi jetën kolegut të tij gjatë një shkëmbim zjarri me një kriminel, shkruan CNBC News.

28-vjeçari ishte plagosur në stomak ditën e mërkurë, por falë trajtimit mjekësor ai arriti të shpëtonte dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Onuzi dhe kolegu i tij po shkëmbenin zjarr me një të dyshuar i cili kishte plagosur dy gra. I dyshuari kreu vetëvrasje më pas. Nëna e Onuzit, Violeta, është shprehur krenare për djalin e saj.

“Unë jam krenare me atë që ka bërë Ervisi për ta mbrojtur komunitetin”, ka deklaruar ajo.

Onuzi ishte bërë pjesë e forcave të ndërhyrjes së shpejtë, SWAT, në vitin 2019./albeu.com