Akuzat se ka ndikuar në vendimin e Gjykatës së Apelit për “fatin” e PD-së, Rama: Politikë e gërr-gërrit

Kryeministri Edi Rama ka komentuat vendimin e Gjykatës së Apleit për vulën e Partisë Demokratike.

I pyetur nga gazetarët për akuzat se ai ka ndikuar në vendimin e Gjykatës, Rama u përgjigj me ton izonizues duke thënë se nuk merret me politikat e gërr-gërrit.

“E kam thënë dhe e them; nuk merrem dhe skam asnjë disponim të merrem me politikat e gërr-gërrit të përditshëm. Energjitë nuk na mungojnë. Këto janë komente të politikave të gërr-gërrr-it.”, tha ai


Shtuar 9.03.2023 10:16