Bërnabiç do të realizojë takim me ambasadoren e Maqedonisë në Beograd
Pëlqej
Kryeministrja serbe Ana Bërnabiç sot do ta presë ambasadoren e Maqedonisë në Beograd, Vera Jovanovska Tipko, njoftoi qeveria e Serbisë.

Takimi do të mbahet në ndërtesën e qeverisë serbe në orën 10:30.
Tani për tani nuk ka informacione çfarë do të bisedojë Bërnabiç dhe Jovanovska.

Serbia më 20 gusht e tërhoqi personelin e ambasadës së saj në Shkup në konsultime në Beograd. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç sqaroi se kjo është bërë për shkak se organet kompetente kanë pasur argumente për “veprimtari shumë ofensive zbuluese” kundër organeve dhe institucioneve të Serbisë.

Bërnabiç lidhur me situatën me Ambasadën serbe në Maqedoni, deklaroi se “nuk bëhet fjalë për diçka të vogël”.
Shtuar më 07/09/2017, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori