Berlini zyrtar: Vendimi i Ivanovit, tejet i vonuar!
Pasi Presidenti Ivanov u dorëzua më në fund dhe i dorëzoi mandatin Zoran Zaevit, ka ardhur dhe deklarata e Berlinit zyrtar.

“Mirë është që presidenti Ivanov lëshoi pe dhe ndaloi të bllokojë formimin e qeverisë së re. Ky vendim duhej të sillej kohë më parë, i cili reflekton rezultatin e zgjedhjeve të dhjetorit në 2016 në vend”, thuhet në deklaratën e ministrit gjerman për punë të jashtme.

Berlini zyrtar thekson se është bërë hapi i parë i rëndësishëm për tejkalimin e krizës, ndërsa tani sipas tyre, në radhë janë të gjithë aktorët politikë në Shkup të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë apelon gjithashtu që politikanët në Maqedoni të ndalojnë intrigat dhe bllokadat dhe të ju shërbejnë interesave të qytetarëve. /albeu.com/


Shtuar më 17/05/2017, ora 21:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori