Berisha viziton Maqedoninë
Kryeministri i vendit Sali Berisha do të zhvillojë gjatë ditës së mërkurë një vizitë zyrtare në Maqedoni. Gjatë vizitës në Shkup kryeministri pritet të ketë takime me homologun e tij Nikolla Gruevski, presidentin Gjorgje Ivanov, kryeparlamentarin Trajko Veljanovski si dhe grupe parlamentare të partive shqiptare.

Në axhendën e tij janë parashikuar që takimet me liderët e partive politike shqiptare të jenë të ndara, Ali Ahmetin e BDI-së, Menduh Thaçin e PDSH-së dhe krerët e partive të tjera shqiptare. Berisha gjatë qëndrimit në Tetovë do të takohet edhe me kreun e komunës së Tetovës, Sadi Bexheti.

Ndër temat që do të dikkutohen në këtë takim do të jenë, thellimi i bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal, proceset euroatlantike si dhe nisma të reja. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori