Berisha takon Ermira Mehmetin: Shkupi diskriminon shqiptarët
Deputetja e Bashkimit Demokratik per Integrim, Ermira Mehmeti, ka qene per nje vizite ne Tirane, ku eshte takuar edhe me ish-kryeministrin e vendit, Sali Berisha.

Ne takim, sic shkruan vete Berisha, eshte folur per situaten politike, ekonomike dhe sociale ne Maqedoni, raporton Portali Albeu.

"Te dashur miq, dje prita ne takim znj. Ermira Mehmeti, deputete e BDI ne parlamentin e Maqedonise. Ne kete takim diskutuam mbi zhvillimet e fundit ne Maqedoni, marreveshjen e re politike qe zgjidh krizen politike ndermaqedonase dhe qe injoron gjendjen e ndere dhe te tensionuar te marredhenieve nderetnike ne kete vend, politikat zyrtare te diskriminimit dhe margjinalizimit te shqiptareve, mungesen e investimeve publike ne Maqedonine perendimore dhe perqendrimin e tyre teresor ne Maqedonine lindore etj!", shkruan Berisha ne Facevook.

Dite me pare, ne nje interviste per RTK-ne, Berisha foli per federalizim te Maqedonise. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2016, ora 09:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori