Berisha pro idesë për kryeministër shqiptar: Nuk duhet të trembë askënd
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka pohuar se ideja për kryeministër shqiptar nuk duhet ti trembë askënd në një shtet multi-etnik siç është Maqedonia e Veriut.

“Ideja e një kryeministri apo dhe presidenti shqiptar apo kryetari parlamenti i cili ishte shqiptar është një ide e drejt prej të cilës nuk duhet të trembet asnjëri në shtetin multi-etnik të Maqedonisë së Veriut.

Natyrisht kjo ide nënkupton krijimin e një mazhorance me koalicione para apo pas zgjedhore që vot beson në Parlament një Qeveri të kryesuar nga një shqiptar”, deklaroi për "KOHA" Berisha.

Shtuar më 08/07/2020, ora 14:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori