Dhunohet dhe kërcënohet me jetë një familje në Kuçovë, policia liron brenda 2 ditësh autorët

Dy ditë më parë, në qytetin e Kuçovës, një familje është dhunuar e terrorizuar nga 6 persona, të pajusur të gjithë me shkopa bejzbolli.

Denoncimi në lidhje me ngjarjen është bërë publik në media nga 34-vjeçari Arbër Liço. Liço ka deklaruar se këta personai kanë shkuar në banesë me shkopa bejzbolli dhe kanë tentuar ti hyjnë me forcë brenda.

Arbri ka mundur të mbyllë portën por është rrahur prej tyre me shkopa bejzbolli dhe shenjat e dhunës i ka ende në trup,edhe pse kanë kaluar 2-ditë nga ngjarja.

Pasi u larguan nga banesa e familjes Liço, agresorët u kanë thënë “jeni të vdekur”. Arbri ka njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në banesën e tij, në lagjen “11 Janari” në Kuçovë.

Pas kësaj, ai ka bërë edhe një kallzim penal në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, por personat janë shoqëruar vetëm 2-orë dhe janë liruar.

Duke deklaruar se, ai nuk ka pasur konflikte me askënd dhe se jeta e tij dhe e familjes së tij është e rrezikuar nga këta persona, Arbri kërkon ndihmën e policisë së shtetit dhe ndjekjen ligjore të rastit të rëndë./albeu.com


Shtuar 10.10.2021 14:05