Ushqimet që duhet të hani kur jeni sëmurë?

Kur jemi të sëmurë, ka disa ushqime që na mbajnë të hidratuar, na japin energji, lëndët ushqyese të nevojshme, pa ndikuar në stomakun dhe sistemin tonë të frymëmarrjes.

Shikoni më poshtë cilat janë këto ushqime:

Për të ftohtin apo gripin

Supë e nxehtë dhe me avull: Që nga kohra të lashta, dhe përgjithmonë, supat konsiderohen si balsam kur jeni të sëmurë. Supa e pulës është një nga zgjedhjet më të mira, pasi përmban vitamina, minerale, elektrolite. Gjithashtu, lëngu i nxehtë ndihmon në mbajtjen e lagësht të kanaleve të hundës, parandalon dehidratimin dhe lufton inflamacionin në fyt.

Çaji i nxehtë: Një tjetër “ilaç” klasik dhe i preferuar është çaji, i cili përveç se qetëson dhimbjet e fytit dhe lehtëson kongjestionin, lufton edhe infeksionet. Falë përbërjeve të tij natyrore, ai lufton bakteret, veçanërisht çajin jeshil.

Agrumet: Ndërsa vitamina C nuk e shëron ftohjen e zakonshme, hulumtimet kanë treguar se ajo ndihmon në uljen e kohëzgjatjes dhe ashpërsisë së saj si tek të rriturit ashtu edhe tek fëmijët. Përveç kësaj, fruta të tilla si portokall, limon, grejpfrut dhe lime përmbajnë flavonoid. Flavonoidet përmbajnë veti antioksiduese dhe antibakteriale.

Lëngjet e frutave: Lëngjet natyrale të frutave ndihmojnë në hidratimin.

Ushqimet pikante: Ndoshta ushqimet pikante, si specat djegës, ëasabi, rrepka,  ju bëjnë hundën të kullojë ose sytë ju lotojnë. Megjithatë, ato janë shumë efektive si dekongestantë natyralë.

Probleme me stomakun

Krakera dhe bukë e thekur: kur keni probleme me stomakun, dieta më e mirë është më e thjeshta, pasi nuk duhet ta rëndoni më tej stomakun. Studimet kanë treguar se ushqimet “të rënda” kontribuojnë në të përzierat dhe dhimbjet e stomakut.

Bananet: Bananet treten lehtë dhe janë të pasura me kalium dhe mund të jenë shumë të dobishme kur keni probleme të tilla si djersitje, të vjella ose diarre. Përveç kësaj, pektina lehtëson shqetësimet e tretjes dhe inflamacionin tek pacientët me sindromën e zorrës së irrituar.

Xhenxhefili: Xhenxhefili është treguar se ka veti astringente në stomak dhe konsumimi i tij është efektiv në parandalimin dhe trajtimin e të përzierave dhe sëmundjeve të tjera të stomakut. Pirja e xhenxhefilit mund t’ju ndihmojë të qëndroni të hidratuar. Dhe lehtësoni dhimbjet e stomakut, ndryshe nga pijet e tjera të gazuara.


Shtuar 30.10.2021 15:51