Bekir Asani: Nuk e kam rrahur unë Petrovin
Kryetari i degës së BDI në Çair, Bekir Asani, ka thënë se, nuk e ka rrahur kryetarin e Kongresit Botëror Maqedonas dhe iniciuesin e vendosjes së kryqit në Butel, Todor Petrov.

"Nuk është e vërtetë se e kam rrahur Todor Petrovin”, ka thënë për "Dnevnik", Bekir Asani.

I pyetur për atë se policia ka hapur procedurë hetimi dhe ndër të dyshuarit është ai, Asani ka thënë se "këtu jam".

Ai e tha mbrëmë në Reçicë të Tetovës ku po mbahej mbledhja e kryesisë së BDI-së.

Petrov ka akuzuar publikisht se ishte sulmuar të shtunën nga Asani dhe aktivistë të tjerë të kësaj partie, ndërsa sipas tij, i pranishëm ka qenë edhe kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2016, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori