Bekim Tateshi kandidat për postin e ministrit të Shëndetësisë?
Arben Taravari, jozyrtarisht, do të largohet nga kabineti ministror këto ditë dhe do të bëjë fushatë për të marrë kreun e komunës së Gostivarit.

Sipas disa informacioneve që qarkullojnë në media, ky departament do të vazhdojë të udhëhiqet nga kuadri i Aleancës për Shqiptarët.

Poashtu sipas këtyre burimeve, jozyrtarisht, në këtë lojë janë tre mjekë. Bekim Pocesta Drejtor i Kardiologjisë, Bekim Tateshi, Drejtori i Klinikës së Oftalmologjisë, dhe Fatmir Mexhiti, neurolog dhe koleg i Taravarit. Qw të tre janë bashkëpunëtorë të ngushtë të Taravarit.

Ndërsa nga burimet e partisë mësohet se Tateshi ka shansin më të madh për të marrë drejtimin e sektorit të shëndetësisë, pasi i njëjtë gëzon edhe një përkrahje të madhe nga ana e anëtarëve të partisë.

Ndërsa sipas mediave në gjuhën shqipe në Maqedoni, Taravari do të jetë ministër deri më 14 shtator, pas çka do të largohet, por kohë pas kohe do të shkojë në ministri për të këshilluar pasardhësin e tij.

Vendimi i tij për të lënë sektorin e shëndetësisë dhe për të kaluar në pushtetin lokal ka nxitur publikun. Disa mbështetën këtë vendim, e disa jo.

Disa ekspertë, megjithatë, mendojnë se nuk është në rregull që edhe të udhëheqësh kampanjë parazgjedhore edhe të ules në postin e ministrit. A është kjo gjë ligjore apo jo, pëegjigje nuk ka as antikorrupioni e cila përgjegjësinë e ka adresuar tek KSHZ-ja.
Shtuar më 06/09/2017, ora 12:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori