Bekim Qoku godet rëndë Ziadin Selën, flet për kryesinë e re
Bashkëpunëtori i afërt i Ziadin Selës, Ekim Qoku, përmes një postimi në Facebook, ndjehet tepër i zhgënjyer dhe shpreh keqardhje për kryesinë e re të sapo zgjedhur të ASh-së, të cilën e konsideron si frymë dhe politikë e vjetër dhe e lodhur.

Statusi i plotë i ish deputetit Qoku:

“Shpreh keqardhjet e mia të sinqerta për kryesinë e re të ASH-së, me një frymë dhe politike të vjetër e të lodhur. Ngushëllimet e mia për të gjithë ata shqiptarë që kishin një copëz shprese se po vjen një ndryshim dhe një përmbysje e kastës së vjetër të politikbërjes si dhe po ndodh një fillim i ri.

Në qoftë se do kishte një piramidë përvojash, shqiptarët padyshim që në krye të saj do vendosnin zhgënjimin. Por kohës së fundit, ky zhgënjim po kulmon në dëshpërim apo de’shpresëzim dhe rrjedhimisht në de-popullim të trojeve.

Sidoqoftë, e nesërmja është disi tabula rasa, ajo është me plot të papritura, ku i dihet.” /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2018, ora 22:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori