Ja drejtorat e rinj të Kardiologjisë dhe të Klinikës së Syve në Shkup
Drejtorë të rinj janë emëruar në klinikat universitare të Nefrorgjisë, Toksikologjisë, Kardiologjisë dhe Sëmundjeve të Syve, informoi Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë.

Për drejtor të ri të Klinikës Universitare të Nefrologjisë është emëruar dr. Irena Bushletiq, dr Niko Beqarovski është drejtor i ri i Klinikës Universitare të Toksikologjisë, dr. Bekim Pocesta drejtor i Klinikës Universitare të Kardiologjisë, ndërsa dr. Bekim Tateshi drejtor i Klinikës Universitare të Sëmundjeve të Syve.

Njëkohësisht, janë shkarkuar drejtorët ekonomikë të Qendrës Klinike Universitare të Stomatologjisë, Klinikës Universitare të Toksikologjisë dhe Klinikës Universitare të Sëmundjeve të syve. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 13:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori