Nevzat Bejta, zyrtarisht kandidat i BDI-së për Gostivarin
Anëtarët e Shtabit Komunal Zgjedhor të degës së BDI-së në Gostivar të udhëhequr nga kryetari, z. Bashkim Hasani, duke respektuar afatin ligjor, dorëzuan sot listat për kryetar komune dhe këshilltarë komunalë për zgjedhjet lokale të 15 Tetorit.

Në prononcimin për mediat, shefi i Shtabit Komunal Zgjedhor të degës së BDI-së në Gostivar, z. Bashkim Hasani, vuri në dukje që pjesa më e madhe e listës së propozuar për këshilltarë komunalë përfaqësohet nga gjinia femërore.

“Sot edhe zyrtarisht dhe në prani të anëtarëve të Shtabit Komunal Zgjedhor, dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, dorëzuam deri tek Komisioni Komunal Zgjedhor – KKZ, listën me kandidatin për Kyretar komune dhe listën për këshilltarë komunalë.

Kandidat për Kryetar të Komunës, ashtu siç dihet, është Kryetari aktual i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta, ndërsa listës për këshilltarë i prinë doktori, Nasir Musliu. Vlen të përmendët fakti që në listën për këshilltarë komunalë kemi respektuar ligjin për përfaqësim gjinor dhe e kemi tejkaluar. Gjinia femrore në listën e BDI-së përfaqësohet me 60 %”, deklaroi shefi i Shtabit Komunal Zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, z. Bashkim Hasani. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2017, ora 18:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori