Kryetari i komunës së
Gostivarit, Nevzat
Bejta së bashku me drejtorin e ndërmarrjes publike “Komunalec”, Memedali Xhaferi, dolën në terren për të parë nga afër realizimin e punëve që po bëhen në të. Qyteti ditët e fundit është rregulluar, sidomos në hyrje të tij.
Bejta tha se bëhet fjalë për një premtim që është dhënë ndaj qytetarëve për rregullimin e ambientit jetësor dhe për mirëmbajtjen e pastërtisë dhe gjelbërimit në Gostivar.
“Duhet ta rregullojmë ambientin jetësor, sepse kemi premtuar se do të mbajmë
qytetin e pastër dhe të gjelbëruar. Në dhjetë ditshin e parë kemi filluar të mbjellim drunjë, të cilët do ta zbukurojnë
qytetin dhe
Gostivarit do ti japin një pamje krejt tjetër. Besoj se për kate vitet e ardhshme, ne do të bëjmë mbjellim drunjë dhe lule dhe do ta zbukurojnë
qytetin, sepse ashtu dëshirojnë qytetarët e
Gostivarit”, tha kryetari Nevzat
Bejta. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2013,
ora 18:04