Bejta -Taravarit: Kam dokumente nga ministria e Financave se ti je mashtrues
Tre kandidatët kryesorë për numrin një në Komunën e Gostivarit, Nevzat Bejta nga BDI, Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët dhe Asaf Ademi nga Lëvizja BESA, kanë diskutuar ashpër në debatin e zhvilluar nga Medial.mk, ku në sfond kanë qenë platformat e tyre parazgjedhore.

Taravari dhe Ademi në rolin e opozitarëve kanë akuzuar punën dhe udhëheqjen e kryetarit aktual të Komunës së Gostivarit Bejta, duke e konsideruar si jo transparencë dhe periudhë të lulëzimit të mafias urbane.

Ndërsa, Nevzat Bejta nga ana tjetër ka pohuar se kundër-kandidatët e tij në mungesë të projekteve dhe programeve, po drejtojnë akuza të pabaza dhe po mundohen që me shpifje ta mashtrojnë qytetarin.

Ai në celularin e tij ka hapur një dokument, për të cilin thotë se është dokument nga ministria e financave që dëshmon se Taravari është mashtrues. Ndërsa Taravari i ka mohuar këto akuza. /albeu.com/



Shtuar më 03/10/2017, ora 18:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori