Bejta takohet me përfaqësuesen e OSBE-së
Ditën e sotme kreu i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta u takua me Përgjegjësen e Zyrës së OSBE-së në Tetovë, Ulrike Shmid. Bejta e njoftoi përfaqësuesen e OSBE-së për punët dhe aktivitetet e muajit të parë të mandatit të tij.

Ai e informoi edhe për ndërprerjen e kontratave të disa të angazhuarve në komunë, ndërmarrjen publike dhe nëpër shkollën, të punësuar në kohën e ish kryetarit të komunës.

“Nuk kemi larguar asnjë të punësuar që është punësuar konformë ligjit dhe me vendime pune. Janë larguar persona të cilëve ose u kanë skaduar kontratat ose kanë qenë në fund. Këta persona janë angazhuar si aktivistë të një partie politike dhe të ish kryetarit dhe janë angazhuar gjatë aktiviteteve zgjedhore”, u shpreh kryetari Bejta. /albeu.com/

Shtuar më 13/05/2013, ora 12:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori