Bejta pranon humbjen: Uroj Taravarin për fitoren
Kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta ka pranuar humbjen dhe ka uruar kundërshtarin Arben Taravari për fitoren. Bejta bëri të ditur se pas humbjes do të vazhdojë me aktivitetet e tij në degën e BDI-së në Gostivarë.

"Qytetarët votuan për kundërkandidatin e partisë tjetër politike, ne i dëshirojmë urime për fitoren. Kjo është pjesë e demokracisë. Ne do të vazhdojmë me aktivitetet tona politike, në dgën e BDI-së në Gostivar", ka thënë Nevzat Bejta. /albeu.com/



Shtuar më 30/10/2017, ora 11:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori