Këshillat Vendore të Lagjes së Sahatit, të pranishëm në një takim me BDI-në dhe kandidatëve për deputetë të kësaj partie, Nevzat Bejtaka thënë se platforma e BDI-së është e qartë për të ardhmen.
"Jemi Komuna e vetme në Maqedoni dhe rajon që realizuam mbi 98 %
platformën e premtuar
zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Pa mbaruar mandatit, kemi edhe 6 muaj, themi që e kemi realizuar
platformën zgjedhore në masën 98 %", tha kryetari i Shtabit Komunal Zgjedhor të Gostivarit, z. Nevzat
Bejta.
"Neve na duhet një fitore e madhe. Si qytet, dëshiroj të jemi shembull për të gjithë. Tu themi të gjithëve që punët e mira vlerësohen nga popullata.
Fitorja bindëse në zgjedhjet Parlamentare, do të ishte një motiv i fortë për ne për të vazhduar punën tonë pa orar dhe në shërbim të shoqërisë shqiptare.
Ne, tha
Bejta, nuk merremi me kritika dhe nuk i kemi fjalët e urrejtjes platformë
politike", vijoi
Bejta.
Partitë e tjera, shtoi ai, nuk flasin për ide, projekte dhe
platformën e tyre
politike, por merren me akuza dhe sulmojnë.
Pas takimit, ata u shprehën të bindur që kësaj radhe
fitorja e Bashkimit Demokratik për Integrim do të jetë më e madhe se në ciklet e kaluara
zgjedhore. /albeu.com/
Shtuar më 30/11/2016,
ora 10:35