Bejta: Ndryshimet jo me fjalë, por me vepra
Kreu i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i shoqëruar nga Shefi i Kabinetit, Bashkim Hasani, përgjegjësi i Arsimit, Qeramedin Selimi dhe përgjegjësi në Sferën e Urbanizmit, Jeton Salija qëndruan në shkollën e mesme teknike komunale “Gostivar”.

Ata u priten nga drejtori Abdulhadi Sallmani dhe zëvendësit e tij.

Kryetari Bejta gjatë qëndrimit në SHMTK “Gostivar”, mbajti takim edhe profesorët e shkollës. Ai tha se komuna do të jep kontribut me qëllim që të ngritjes së nivelit dhe vlera e kësaj shkolle.

“Kemi filluar të bëjmë ndryshime nëpër shkollat fillore dhe të mesme të Gostivarit. Ndryshimet nuk bëhen me fjalë, por me vepra dhe punë. Mjetet që janë të parapara për nevojat dhe për mirëmbajtjen e shkollave do të përdoren për të krijuar kushte sa më të mira për nxënësit, profesorët dhe shkollat. Në mandatin tonë do të punojmë që të ngremë nivelin dhe vlerën e shkollës teknike, pasi që kjo është e veçantë nga shkollat tjera, për shkak se dalin kuadro të profileve të ndryshme”, ka theksuar Bejta. /albeu.com/
Shtuar më 30/05/2013, ora 19:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori