Bejta mbronë Mexhitin
Në mbrojtje të vendimit të Komunës së Çairit për ndryshimin e emrave të shkollave nga heronjtë maqedonas në emrat e heronjve shqiptarë, ka dalë edhe ministri i Vetëqeverisjes lokale, Nevzat Bejta.
“Vendimi i Këshillit komunal të Çairit është në përputhshmëri me normat ligjore. Ideja ka lind prej nxënësve, prindërve dhe Këshillit dhe këtu është gjithçka në rregull. Brenda tre ditëve ankesa do vijë deri të unë dhe ne do ta shqyrtojmë”, tha ministri Nevzat Bejta.

Ndryshe, në vendimin e djeshëm të drejtori të Inspektoratit të vetëqeverisjes lokale, Vanco Scehtanski, thuhej se Inspektorati ka vërtetuar se ka lëshime në procedurat ligjore të këshillit Komunal, të cilat janë në kundërshtim me nenet 55-56-57 të ligjit për Vetëqeverisje lokale, ku shkruan se rendi i ditës miratohet në fillim të seancës.

“Pastaj, Komiteti për marrëdhënie ndëretnike, në kuadër të kësaj komune, nuk ka sjellë asnjë vendim që ka bazë ligjore. Dhe, në bazë të gjitha këtyre përfundimeve kemi vendosur që ky vendim të ndërpritet. Tani komuna në afat prej tre ditëve ka të drejt për ankesë deri tek ministri i këtij resori”, tha Sehtanski, transmeton “Zhurnal”.

Këshilli i Komunës së Çairit kishte vendosur për ndryshimin e emrave të katër shkollave fillore të kësaj komune: që shkolla “Rajko Zhinzifov” të emërohet “Ismail Qemajli”, “Cvetan Dimov” në “Hasan Prishtina”, “Jane Sandanski” në “Jashar Beu” dhe “Nikola Vapcarov” në “Imri Elezi”.
Shtuar më 03/03/2012, ora 14:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori